@euronews.al: Avokati i policit të përfshirë në incidentin në Vlorë: Pamjet janë të cungura, Ardiani nuk e ka goditur kamarierin Avokati Kujtim Cakrani, që mbron efektivin e policisë Ardian Isufi, i përfshirë në incidentin e ndodhur në një njësi hoteliere në Vlorë, reagoi sot në një konferencë për mediat, ku hodhi poshtë akuzat se klienti i tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj një kamarieri. Sipas Cakranit, Isufi nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë atë gjatë një momenti tensioni. Ai e cilësoi këtë veprim si të dënueshëm në aspektin etik dhe moral, por mohoi që të ketë pasur dhunë fizike nga ana e efektivit të policisë. “Klienti im nuk mund të bëhet mish për top për të kënaqur një opinion publik që kërkon ndëshkim të ashpër para se të ketë një hetim të plotë,” – deklaroi Cakrani. Ai ngriti gjithashtu pretendimin se pamjet që janë bërë publike janë të cungura dhe nuk tregojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Sipas tij, pas shtyrjes së kamarierit ka pasuar një konflikt i dhunshëm ku rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë, përfshirë edhe pronarin e lokalit. I pyetur për veprimin e mikut të policit, i cili shihet në pamje duke dhunuar kamarierin, Cakrani pranoi se klienti i tij ka përgjegjësi morale për mosndërhyrjen, por këmbënguli se ai vetë nuk ka ushtruar dhunë. “Edhe dhuna ndaj efektivit të policisë duhet të dënohet. Nuk mund t’i përgjigjemi dhunës me dhunë, aq më tepër kur nuk ka pasur kushte të vetëmbrojtjes,” – theksoi avokati. Sa i përket pretendimeve se ka qenë vetë Isufi që ka goditur pronarin e hotelit, Cakrani tha: “Edhe nëse ky version rezulton i vërtetë, pronari nuk kishte të drejtë të reagonte fizikisht. Duhej të njoftonte policinë, jo të merrej me gjyq e ndëshkim me dorën e tij.” #fyp #fyy #viral #viralvideos #euronewsalbania #viraltiktok #fy #viral_video
euronews_al
Region: AL
Monday 28 July 2025 11:10:48 GMT
Music
Download
Comments
omgdioh_ :
Ky si nje shoku im qe t rren sy per sy 😂
2025-07-28 12:43:30
827
simozani :
imagjino mos te kishte vidio cfar do thoshte se kamarjeri ka goditur policin 😂😂😂😂
2025-07-28 14:26:28
46
tiltok1 :
Nese nuk e ka rrah polici ateher aj eshte pjesmarres e rahje,se polici duhet te arrestoj sulmusin pa marr parasysh qe e ka dost mosveprimi eshte turp.
2025-07-29 20:15:53
0
Vlore Vlore :
Ke te drejte Kujtim. Duan ta denigrojne figuren e Ardianit, ai eshte fisnik nuk pyet as per nje bidon uje se e njohim mire se eshte i pasur qe ne gen! Te tregohet e verteta kush e goditi, se nuk eshte Ardi ai me kapele!👏👍
2025-07-28 11:33:16
7
Molly Sissy :
Mos mo cna the seshte e vertete po djali mezi mbante lotet I dridhej zeri po xhungat ne koke I beri vete ,po Kamera qe ka kudo Tani dhe kap xhdo gje ,apo po Benin Prova per filme. Ke bere dhe betimin we do te mbrosh te drejten dhe vetem te drejten, apo u betove qe do thuash genjeshtra dhe vetem genjeshtra
2025-07-28 20:13:43
1
Rena ♐️ Bobos 💙 :
ky do cuar ti bej shoqeri policit
2025-07-28 11:25:31
659
kloant30 :
Do rrish mir ti ?
2025-07-28 11:22:17
17
Naçi :
Si ka mundesi qe ky mbron vetem negativat?
2025-07-28 12:46:15
67
Lolis Aker :
vetem nje gje me thuaj tinAvokat po te godisnin femijen tend si do flisje
2025-07-29 13:11:56
0
signorisinasce :
kshu eshte kur kalon nga Bari me dele ne avokat..
2025-07-28 11:23:22
368
aleks :
po te ishte djali yte nuk do flisje keshtu
2025-07-28 11:22:45
687
Billy Visual Artist :
Ok ai qe godet me shpulla eshte fantazmë?
2025-07-28 11:22:37
145
Rnd User :
Hec mor Palco Avokat cfar ishte ajo aoo ata 3 goditjet
2025-07-28 19:07:47
2
🍒 𝐎 𝐊𝐚𝐜̧𝐮𝐫𝐫𝐞𝐥𝐬𝐞 🍒 :
Paskemi qene gjitha qorre moree dhe se paskemi diteeeee na e marte mira 😳 Imagjinoo kur sillet polici kshu ky avokati qe klienti i tij po te ishte i pafajshem do fliste me koken larte do shikonte drejt ne sy jo me koke ulur imagjinooo si sillen femijet e tyre ne shoqeri me te tjere. Jetojme ne Shqiperi vlla erdhi biri botes nga Anglia per pushime te vendi vet me femin e vet ne brege te detit erdhi xhaxhi polici e vrau dhe doli i pafajshem. A mjere ne qe kemi lene prinderit ne Shqiperi Zot na i ruaj 🙏🏻
2025-07-28 13:32:51
8
ardian :
sa te ket ksi njerz ne drejtsi kurr perpara skemi me shku
2025-07-28 22:58:06
5
ROLAND DERVISHI :
o gjigand a je nterezi esht gjynah per at djal se ka dal per nje cop buk .po mos shiko videon duke e goditur por shikon djalin duke qar .po halla ai pronar .po sikur te ishte femija jot si do veproje.po ti mir e ke se per ca lek pa turp flet keshtu .turp cfar mbrojtje ben .
2025-07-28 13:54:16
6
Vasil Melina Selfo :
po mir more koqe e zeme se pamjet jane te cunguara po rrefimi i djalit qe u godit nga polici apo edhe djali eshte i cunguar iko koqe kandari
2025-07-29 01:05:14
0
Livia :
I lumte dora pronarit!!!👏👏👏👏👏👏👏👏👏Kercenuan e qelluan nje adoleshent
2025-07-28 17:53:14
16
koliajries01 :
ca po derdellit domedhen ti po na thua viktima u kap dhe krimineli iku drejtim pa ditur ajde avukat ajde se jemi mesuar me ju avuketer
2025-07-28 11:22:54
2
Gleifitzouri :
Me fal vlla ilacet i merr per dit apo iher muj apo ihee ne jav sepse nuk po bejn efekt me duket kemi nje shpreje ne shkoder muti nuk lahet me shurr , po si nuk i ra dhe qorra po na bani tash 🥴
2025-07-28 17:20:56
18
Jonny🇦🇱🇺🇸 :
Pas ksaj deklarate as per avokat divorcesh sdo te t'marri kush mo🤣
2025-07-29 03:25:01
0
hotiflorim :
Po me vjen keq se qe ke pagus shtrejt se polici êshtë fajtor shoku apo polici është njet polici êshtë detur te arresten shokun kjo ngjarje nuk sqarohet si ju avokot
2025-07-29 03:30:43
0
Bashkim Rrahmani :
publiku nuk I hidhet ushqim qenit po
2025-07-29 01:48:18
1
👑 joy_lu 👑 :
Po ketij kush ja hapi deren ???😳😳😳 Po kete kush e ka bere avokat??
2025-07-28 15:20:43
2
6576214141306bertonixho :
po pse nuk nxjerin nje ligj per avokatet qe abuzojne dhe pergenjeshtrojne ngjarjet e verteta. te dali nje ligj qe rdhe ata ta provojne se sa "bukur.. kalohet ne burg dhe le te meren me pergenjeshtrime 😡😡😡😡😡😡
2025-07-28 13:02:50
2
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm
homepage.