@kosovch: Lek Dukagjini, prijësi i madh arbnor Edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Lek Dukagjini e vazhdoi qëndresën antiosmane në krahinat që ishin në zotërimin e familjes së tij: Mirditë, Pukë, Zadrimë etj. Krahina që u kthyen në fortesa qëndrese kundër hordhive osmane. Marin Barleti, për vdekjen e Gjergj Kastriotit, ndër të tjera do të shkruante: "Kur e dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lekë Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke shkulur mjekrën dhe flokët; Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë, o princër e sundimtarë arbërorë. Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona, sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet e pushtetet tona, sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë jona." (Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut” shkruar në fund shek. XV, botuar në Romë në vitet 1508-1510.) Studiuesi dhe etnologu Dhosi Liperi, në librin “Mitologjia Skënderiane”, pas një pune të gjatë studimore ndër malësitë e veriut, duke u referuar në traditën vendase, ndër të tjera shkruan: Në vdekjen e Gjergj Kastriotit, princi i Mirditës Lek Dukagjini, mori pluhur të zi e, duke ia hedhur përsipër xhokes së tij thirri si përçart: "Xhoket e bardha, me kulira e me shtufa e me theka si dëborë, t’i nxijmë. T’i nxijmë, që thekat e zez të tyre, kur të pajiten mbi trupin tonë, të na goditin e të na kujtojnë porositë e tij; forcë të na japin, urrejtje të na zgjojnë e për hakmarrje të na nxisin, që sërish lirinë ta fitojmë. Dhe mbi kokat tona tisi i zi të bjerë, që kurrë nga mëndja të mos na hiqet gjëma që na gjeti." Kshtu nxin dhe kokën, në atë hov trishtimi edhe dëshpërimi. "Dhe ju o motra, stravecevet tuaja të bardha e rubet si bora ngjyrën e korbit t’u jepni. E zeza t’ju kujtojë or’e çast korbin e zi, e amanet bijve tuaj t’ua lini luftën për liri...." Të parët që e dëgjojnë e po veprojnë si ai, janë njerëzit e tij. Por si për çudi bindet edhe populli dhe e imiton. Korrubet e thasët shpërndahen e pluhuri i zi jepet dorë më dorë. E thonë edhe sot malësorët, siç e kanë dëgjuar gojë pas goje prej gjysh stërgjyshi. Burrat e Mirditës mbajnë xhoken e zezë me theka e gratë e tyre stravecat e zeza e shamijat e zeza, në shenjë zije për Gjergj Kastriotin… MIRDITA:Histori dhe aktualitet #lekdugagjini🇦🇱puk🇦🇱 #lekdugagjini #mirdita #mirditor

gjakova
gjakova
Open In TikTok:
Region: CH
Tuesday 29 July 2025 22:26:46 GMT
645
58
2
3

Music

Download

Comments

areyoudumpstupitordumpha
samir :
👍ä👍👍👍👍
2025-07-30 07:32:00
1
timi.gashi
Timi Gashi :
💪💪💪👍👍👍
2025-07-30 05:50:43
1
To see more videos from user @kosovch, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About